Shqipëria dhe Maqedonia, të paftuarat e Varnas
Jo aksidentalisht pa Shqipërinë dhe Maqedoninë katër vende të rajonit kanë nisur një axhendë bashkëpunimi që sipas ty lidhet me kursin Europian të Ballkanit Perëndimor.
Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia mbajtën në Varna samitin e parë katër-ditor me pjesëmarrjen e kryemministrave të 3 vendeve që janë anëtare të BE-së dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Nismëtare e këtij samiti është Greqia, si anëtari më me përvojë dhe më i vjetër i BE-së, në një përpjekje për të treguar se ruan ende një rol udhëheqës në rrjedhën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuptim nuk është e rastësishme që Shqipëria dhe Maqedonia nuk u ftuan të jenë pjesë e samitit, pasi janë dy vende me të cilat Athina zyrtare ka konsumuar përplasje politike vitet e fundit.
Sipas Huffington Post rezultatet "praktike" të takimit përfshijnë marrëveshjen për t'i paraqitur një kërkesë të përbashkët Komisionit dhe presidentit Juncker për të siguruar fonde evropiane për lidhjen hekurudhore Selanik-Varna.
"Nuk është një samit për një shkëmbim pikëpamjesh.
Janë tre vende të Bashkimit Evropian dhe një vend që ka të drejtë të shkojë shpejt përpara në Bashkimin Evropian. Në thelb në Varna u vendos që të ringjallim "axhendën e Selanikut 2003" në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit në BE"- deklaroi Tsipras. Samiti i dytë u ra dakord që do të mbahet në Beograd.
Add new comment