Zyrtare, jemi nën monitorim për rivendosjen e vizave
Azilkërkuesit nga Shqipëria janë shqetësim permanent për Brukselin dhe mund të çojnë në pezullimin e lëvizjes Shengen për shqiptarët. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në vecanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë cështje.
"Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i rradhës do të prezantohet në fund të këtij viti. Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim.
Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë"- theksoi zëdhënësja e KE-së për Abc News.
Add new comment