OKB-ja hap në Hollandë qendrën për monitorimin e robotëve dhe inteligjencës artificiale
Zhvillimi i robotëve dhe inteligjencës artificiale po aktualizon edhe potencialin kërcënues të tyre për mbarë botën. Megjithë të mirat e këtij hapi të madh teknologjik dhe jo vetëm, rreziqet e prezantimit të këtij “lloji” të ri në mjedisin njerëzor, ka patjetë implikime të mëdha. Për këtë arsye. OKB-ja ka themeluar në Hollandë një qendër për monitorimin e inteligjencës artificiale, me synim parashikimin e kërcënimeve të mundshme.
Kërcënimet janë disa dhe shumë serioze. Papunësia në masë, angazhimi i robotëve nga organizatat kriminale apo shtete jashtë sistemit ndërkombëtar, janë ndër më kryesoret dhe do të jenë pjesë e punës së Qendrës për Inteligjencës Artificiale dhe Robotikës me seli në Hagë.
Ndonëse duken si çështje të një të ardhmeje të largët, ekspertët paralajmërojnë se puna dhe sidomos investimet në robotikë po ecin shumë shpejt. Vetëm në Britani mendohet se transformimi në fjalë kërcënon 30% të njerëzve me vendin e punës. Po kështu vende si SHBA, Kina, Rusia dhe Izraeli po investojnë shumë që robotët të përdoren për qëllime ushtarake duke u lejuar atyre vendime autonome në veprim e sipër. Një tjetër problem shumë serioz është aftësia e shoqërisë për t’u përshtatur me këtë realitet, çka nëse nuk ndodh, apo ndodh me vështirësi, mund të provokojë destabilitet.
https://www.theguardian.com/technology/2017/sep/27/robots-destabilise-wo...
Add new comment