Rishikohen titujt dhe medaljet për funksionarët e para vitit '90

Postuar në 17 Shtator, 2017 11:59

“Shqiptarja.com” raporton sot për një nismë ligjore të shumicës socialiste për të rishikuar titujt dhe dekoratat për personat me funksione gjatë kohës së regjimit të para vitit ’90. Përveç kritereve të reja, nisma parashikon edhe rishikime duke prekur të gjitha figurat e nomenklaturës së pushtetit të Enver Hoxhës bashkë me përfitimet që rrjedhin prej tyre. 

Projektligji parashikon përjashtimin nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, medalje dhe tituj vendorë nderi sipas këtij ligji dhe në rast se e kanë marrë u hiqet, personat të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë”. Gjithashtu, u hiqen medaljet personave që gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet si: anëtar ose kandidat i Byrosë së PPSH, drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degëve të Punëve të Brendshme, punonjësi i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtar i komisionit Qendror etj.

shkruan gazeta. 

http://shqiptarja.com/home/1/l-vizja-e-ps-rama-vendos-t--39-u-heq-dekora...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.