Gjermania në prag të zgjedhjeve - zemërim dhe urrejtje ndaj refugjatëve

Postuar në 03 Shtator, 2017 12:37

Një studim i kryer nga disa psikologë në Gjermani hedh dritë mbi situatën e ndezur emocionale në këtë vend që për pak ditë zhvillon zgjedhjet e përgjithshme. Në një intervistë për revistën “Spiegel” drejtuesi i studimit Stephan Grünewald teksa shpjegon metodologjinë e ndjekur, thekson se votuesit ndihen të zhgënjyer nga të gjitha palët. 
Gjithçka njerëzit donin të flisnin ishte kriza e refugjatëve, kriza e refugjatëve, kriza e refugjatëve. Ndonëse është lënë mënjanë në mënyrë elegante gjajë fushatës, ajo mbetet një plagë që nuk është trajtuar nga politikanët”, thotë ai.

Kjo krizë besimi ka dy vjet që fermentohet bashkë me dilemat që e shoqërojnë. Psikologu në fjalë thekson se “votuesit janë të çorientuar, mbushur me pasiguri”.
Nuk kam parë ndonjëherë më parë kaq shumë zemërim dhe urrejtje mes subjekteve që pyeten”, shton ai. 
Sa për palët në zgjedhje, Grünewald, mendon se Merkel fiton bindshëm, ndonëse nuk ka për të qetësuar elektoratin. Rivali I saj, Schulz, nuk bind njeri. Ai ngjan si një xhaxha miqësor, thotë psikologu, ndërkohë që sjellja e Trump, Putin dhe Erdogan çon ujë në favor të kancelares Merkel. 

http://www.spiegel.de/international/germany/germans-ahead-of-the-vote-i-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.