Serbia në pazar me BE - Qendrën ruse të Nishit me kapitullin 31 të negociatave
Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç janë në pozitë komode dhe në kohë kur mund të bëhen para dhe investime për Serbinë. Prej gati dy vitesh atyre kanë se çfar tu kërkojnë dhe ata kanë se çfarë të japin. Beogradi zyrtar e menaxhoi mirë nisjen e dialogut me Kosovën duke rritur pozitën e vet negociuese. Aq rëndësi iu dha saqë edhe Konferenca e Berlinit kishte në vëmendje Serbinë, politikisht dhe në planin e investimeve. Por në vend pa ndonjë vlerë si këto tonat, para dhe përpara mund të bësh duke qëndruar përherë në Pazar.
Vuçiç dhe Daçiç e kanë gjetur mallin, frika nga Rusia. Qendra Humanitare e Nishit është kthyer në temë bisede mes amerikanëve dhe palës serbe. Dhënia e statusit diplomatik për punonjësit e saj, është çështje e politikës së jashtme amerikane. Vetëm dy ditë më parë, senatori Ron Johnson, kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale përsëriti kërkesën që Qendrës së Nishit të mos i jepet statusi diplomatik. Vuçiç e begenisi mikun amerikan duke dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, diçka që nuk para shkon nga pikëpamja protokollare.
Sot gazeta serbe "Vecernje Novosti" shkruan se edhe BE do të kërkojë të njëjtën gjë, madje edhe mbylljen e qendrës në këmbim të kapitullit 31 të negociatave të anëtarësimit.
Është e qartë se Beogradi ka ditur të kuptojë gjuhën me të cilën kupton Perëndimi dhe po luan. Nga ana tjetër, Serbia shërbehet me Aleksandër Vulin si muzikanti rus në qeverinë serbe, ndërkohë që vetë Moska po shtyn dorëzimin e sistemit S 300, pikërisht në kontekstin e këtyre negociatave. Çfarë bën përshtypje është fakti sesi karremi serb po ecën ngado, falë një diplomacie të ftohtë dhe me pak ekzibicionizëm. Do të ishte shumë ironike që dikush në BE të sjellë si shembull Serbinë për proceset integruese duke i dhënë asaj rol lideri në rajon. Gjeopolitika e favorizon lojën e saj, por ajo është vetëm një faktor. Shqipëria p.sh mund të ofrojë kanabasin si mjet negociimi qoftë edhe me qeveritarët e vet që mund të shërbejnë vaj qetësuese, meqenëse edhe me veshjen mund të përshtaten mirë me çdo rol.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=31&nav_id=10...
Add new comment