SHBA, interes në rajon vetëm për çështjet e sigurisë

Postuar në 18 Gusht, 2017 10:05

Ndonëse zv.presidenti amerikan Mike Pence zhvilloi një vizitë në Ballkan për të riafrimuar mbështetjen amerikane në rajon, planifikimi buxhetor nga administrate Trump, jep tjetër mesazh. Bloomberg raporton se fondet e asistencës për Europën Lindore janë shkurtuar në një masë prej 336 milionë dollarësh dhe vende si Ukraina, Mali I Zi, Serbia, Letonia, Lituania, Estonia, Gjoergjia dhe Bullgaria, preken nga kjo masë.

Ky është buxhet e Departamentit të Shtetit, shkurtimi i të cilit do të sjellë më pak financime për programe për mbështetjen e demokracisë dhe ndihmat. Bloomberg shton se Trump ka kundër në këtë masë edhe demokratët, edhe republikanët dhe nuk përjashtohet që Kongresi t’ia rrëzojë projektin.

Nga ana tjetër finacimi për mbrojtjen dhe sigurinë në këtë zonë, është shtuar. 1.4 miliardë dollar më shumë jepen për Nismën e Risigurimit Europian, por pa dhënë hollësi se për cilat vende adresohet ajo. Ky është një mesaz që SHBA po heq dorë nga politika e saj për afirmimin e demokracisë në rajon, për t’u përqendruar te çështjet e partneritetit ushtarak. Nëse kjo politikë stabilizohet në vitet që vijnë, nuk është e paparashikueshme që vende si Shqipëria të tranformohen në republika personale të individëve, merita e të cilëve është vetëm fati se janë piketuar nga SHBA për të mbajtur një stabilitet minimal.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-08-15/trump-budget-plan-is-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.