Zbardhet misteri i zhdukjes së Jimmy Hoffas?
42 vjet pas zhdukjes misterioze të sindikalistit të njohur amerikan, Jimmy Hoffa, një ekspert i krimit të organizuar në universitetin e Arizonës në SHBA, ka dalë me tezën se ai është vrarë në në një shtëpi në Bloomfield Hills. Hoffa është një personazh publik që ka lënë gjurmë në jetën publike amerikane, drejtimi prej tij i sindikatës së kamionistëve(Teamsters) njohu kulmin me 1.5 milionë anëtarë, por siç është dokumentuar tashmë, ai u vu në kontakt me krimin e organizuar.
Pak para zhdukjes ai kishte planifikuar të takohej me dy gangsterë dhe sipas profesorit James Buccellato, Hoffa u njoftua se takimi nuk do të zhvillohej në restorantin ku ishte vendosur paraprakisht. Ai u udhëzua të shkonte në një shtëpi një milje larg restoranit, e cila i përkiste Carlo Licatas, pjesëtar i Mafies. Sipas Buccellato aty ai u ekzekutua nga gangsterët e Detrotit dhe mafies njujorkeze. Profesori shton se Mafia zotërontë ne Detroit dy incinerarorë dhe me gjasë trupi i sindikalistit është hedhur aty menjëherë pas vrasjes. Buçellato rrëzon teorinë se trupi i Hoffas u transportua nga Detroti në New Jersey apo New York, për t’u varrosur në Florida apo hedhur krokodilëve.
“Nuk është praktike”, shprehet eksperti që deklaron se është konsultuar edhe me agjentë të FBI-së që janë në pension dhe kanë hetuar për ngjarjen. Hoffa u zhduk në fund të korrikut 1975 në moshën 62 vjeçare. Diçka nga aktiviteti dhe profili i tij mund të shikohet te filmi i Sergio Leones i realizuar në vitin 1984, “Ka ndodhur në Amerikë”(Once upon a time in America).
Add new comment