Zjarri në Muzinë, dy avionët grekë ndihmuan edhe në Follorinë
Disa media raportuan tërheqjen nga operacionet për shuarjen e zjarreve në jug të vendit të dy avionëve grekë Canadair, duke ngritur pikëpyetje mbi urdhërin e tërheqjes së tyre. Pikëpyetje që nxisin aludime mbi atë që fshihet pas një vendimi të tillë, por që mjafton të shohësh raportimet e mediave fqinje për të kuptuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt sabotazhi, por për një kordinim të operacioneve në të dy vendet.
Ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha për gazetarët më herët se nga ora 7:15 e mëngjesit, dy avionë Canadair ishin nisur nga Selaniku drejt fshatrave fshatrat në jug të Shqipërisë, për të hedhur ujë dhe për të reduktuar zjarrin. https://voria.gr/article/toskas-diskoli-i-fotia-stin-alvania-ellinika-ka..."Shqipëria nuk i ka mekanizmat e nevojshme dhe kjo është një arsye serioze shtesë për të ndihmuar, sepse në këto fshatra jetojnë dhe kanë nevojë për ndihmë minoriteti grek, por edhe pasuritë natyrore që kanë këto fshatra duhet të ruhen. Qeveria vendosi të dërgojë Canader të cilët ishin në Selanik"-tha ministri, duke shtuar se pasi të vepronim këtë zonë, avionët Canadair do të ndihmonin në operacionin kundër zjarreve në rajonin e Follorinës.
Flakët që kanë përfshirë zonat e Goricës, Frashtanit, Lugarit, Grapshit dhe Zervatit kanë shkaktuar dëme të mëdha në toka bujqësore, kullota dhe pemë. Gjithashtu, në rrezik janë edhe objektet e kultit. Në përballjen me vatrat e zjarrit, përveç specialistëve të Emergjencave Civile dhe efektivëve të Forcave të Armatosura janë angazhuar edhe dhjetëra banorë të zonave respektive.
Add new comment