Genetika i jep fund debatit 100 vjeçar/Minoikët dhe mikenasit, popullsi me të njëjtën origjinë

Postuar në 02 Gusht, 2017 23:39

Një studim i gjerë mbi AND-në e banorëve të periudhës minoike dhe asaj mikenase, respektivisht në Kretë dhe në gadishullin grek, hedh dritë mbi origjinën e përbashkët të këtyre dy popujve, që ishin themelues të dy qytetërimeve të periudhës neolitike. 

Qytetërimi minoik lulëzoi në ishullin e Kretës në mijëvjeçarin III p.k dhe nga zbulimet arkeologjike dëshmon sofistikim artisitik dhe teknologjik. Ndërkohë qytetërimi mikenas lulëzoi në mijëvjeçarin II p.k është më i vonët por ndan shumë të përbashkëta me qytetërimin minoik. Minoikët konsiderohen popullsia e parë në Europë që përdori shkrimin, por debati mbi origjinën e tyre ka mbi njëqind vjet që vazhdon. Deri më tani është hipotetizuar se minoikët dhe mikenasit rrjedhin nga popullsi të ndryshme, kurse studimi i tanishëm i kryer nga Universiteti i Washington, Shkolla Mjekësore e Harwardit, Instituti Max Planck dhe disa bashkëpunëtorë në Greqi dhe Turqi, sugjeron përmes analizës genetik se të dyja popullsitë kanë të njëjtën origjinë. Në studim u analizuan AND e dhëmbëve 19 individëve të cilët arkeologjia i identifikon si minoanë të Kretës, mikenas të gadishullit grek dhe banorëve të jugperëndimit të Anatolisë. 

Sekuencimin e AND-së e kreu instituti Max Planck dhe Shkolla e Harward dhe këto rezultate u krahasuan me ato të 330 individëve të tjerë të kohës antike dhe me ato të genomit të 2 600 personave të kohës së sotme. Rezultati që vjen nga genetika është se minoikët dhe mikenasit ndajnë të njëjtën origjinë, që kryesisht gjendet te fermerë të neolitit që jetonin në Anatoli, të cilit nisën emigrimin mijëra vjet më parë. Po kështu studimi nënvizon se ngashmëria genetike mes minoikëve dhe mikenasve është shumë e madhe, por jo identike dhe se grekët e sotshëm rrjedhin prej tyre. 

"Minoanët, mikenasit dhe grekët e sotshëm kanë disa gjurmë origjine të lidhura me banorët antikë të Kaukazit, Armenisë, Iranit. Gjetjet sugjerojnë se një valë migratore ndodhi në Egje dhe jugperëndimin e Anatolisë nga Lindja pak kohë pas fermerëve të parës", shprehet një nga pjesëmarrësit në studim, Lazaridis. 

Te mikenasit pikaset një komponente tjetër e origjinës së tyre e cila gjurmohet në popullsi të Europës Lindore dhe Eurazisë veriore. Prejardhja euraziatike veriore është një nga tri burimet e prejardhjes në europianët e sotshëm dhe gjendet edhe te grekët e sotshëm, orgjina e të cilëve po kështu është debatuar gjatë. Kreu i studimit George Stamatoyannopoulos thotë se të dhënat ofrojnë përgjigje të rëndësishme për spekullimet e shumta në shekullin e fundit që i sheh grekët të vendosur në Egje vetëm në mijëvjeçarin II p.k apo e kërkojnë origjinë e qytetërimit të tyre klasik në Afrikë, ndonëse nuk japin zgjidhje për të gjitha. 

https://phys.org/news/2017-08-civilizations-greece-revealing-stories-sci...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.