Mallra dhe ushqime të falsifikuara, 5% e importeve të BE-së
5% e importeve që hyjnë në Bashkimin Europian janë mallra dhe produkte të falsifikuara, imitime të firmave dhe markave të njohura në veshje dhe ushqime. Në shumicën e kategorive të mallrave të konsumit, bizhuteri, kozmetike apo lodra, përqindja e produkteve të imitimuara është shumë më e lartë se sa pritej, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e importeve ligjore nga e njëjta kategori e produkteve
Një nga pikat më themelore të hyrjes për produktet e falsifikuara, mbetet Greqia. Target nuk janë vetëm markat të njohura të modës dhe veshjet sportive por edhe ushqimet. Sipas raportit të EUIPO (Zyra e Pronësisë Intelektuale Bashkimit Evropian) dhe Europolit xhiroja vjetore e produkteve të falsifikuara arrin në në rreth 85 miliard euro. Qarkullimi në botë i produkteve të falsifikuara është vlerësuar në 390 miliardë Euro dhe zë rreth 2.5% të tregtisë botërore.
Në mënyrë të veçantë, sipas këtij raporti, kategoritë e produkteve ku përqindja e konfiskimeve është veçanërisht e lartë janë parfumet, kozmetika, veshjet dhe këpucët, mallrave sportive, lodrat per femije, bizhuteri. Elementi që është me interes të veçantë, pasi vihet seriozisht në rrezik shëndeti publik është rritjen e produkteve të falsifikuara të ushqimit. Kategoritë e prekura prekura janë verërat dhe pije të tjera alkoolike, djathrat, mishi, frutat, perimet dhe drithëra. Vendet prodhuese që marrin goditje të fortë nga këto praktika ilegale janë Greqia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia.
http://www.kathimerini.gr/921045/article/oikonomia/epixeirhseis/kyria-py...
Add new comment