Ushqime
Mallra dhe ushqime të falsifikuara, 5% e importeve të BE-së
5% e importeve që hyjnë në Bashkimin Europian janë mallra dhe produkte të falsifikuara, imitime të firmave dhe markave të njohura në veshje dhe ushqime. Në shumicën e kategorive të mallrave të konsumit, bizhuteri, kozmetike apo lodra, përqindja e produkteve të imitimuara është shumë më e lartë se sa pritej, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e importeve ligjore nga e njëjta kategori e produkteve
Vendet nordike mund të bëhen "hambari i ardhshëm" i ushqimit
Planktone, alga deti dhe insekte të ngrënshme ishin në menunë e kryeministrave të Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë në takimin e 30 majit në Austevoll, në jugperëndim të qytetit të Bergenit në Norvegji.
Ata ndërmorën një iniciativë të quajtur Zgjidhja Nordike ndaj Sfidave Globale, e cila synon të arrijë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030.
Bujqësia është një kontribues i madh në ndryshimet klimatike, por deri më tani, vëmendja ka qenë kryesisht në kufizimin e emetimeve të karbonit nga industria dhe transporti.