Pas hipotekave radha u vjen drejtuesve të spitaleve

Postuar në 31 Korrik, 2017 16:28

Pasi promovoi dhe mbrojti me forcë reformën në shëndetësi, kryeministri ka dalë sot në një takim me drejtuesit e spitaleve rajonalë për t'u treguar derën ga duhet të largohen. Kryeministri Edi Rama e përshkruan kështu temën e takimit:

Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor, kalon përmes thellimit me kurajo e vendosmëri të reformës së sistemit të shëndetësisë.

1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik

2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë

3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës

4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore

5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik - privat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.