Loja e PS-LSI për rritjen e çmimit të ujit – Bashkia aplikoi që më 30 qershor. Seanca dëgjimore pas aplikimit
Një ditë pasi u luajt teatri PS-LSI në këshillin Bashkiak të Tiranës për tarifën e re të ujit të pijshëm, vjen edhe një surprizë e vockël për kryebashkiakun Erjon Veliaj. Enti Rregullator I Ujit, publikon në faqen e vet një deklaratës sipas të cilës sqarohet se Bashkia e Tiranës, zyrtarisht pas ndërmarrjes UK Tiranë ka dorëzuar aplikimin për tarifat e reja më 30 qershor. Ndërkohë dëgjesa e Bashkisë me banorët u bë vetëm dje, pra pas miratimit të tarifës së re në shkelje prcedurash. Gazeta “Shekulli” shkruan se dëgjesa kryhet 30 ditë përpara aplikimit dhe jo pas, çka e bën procedurën e ndjekur në Këshill, për ta thënë me fjalë të thjeshta: një futje publike ndaj publikut.
Vendimi që ka pra shkelje proceduriale mund të ankimohet në gjykatë, ndërkohë që tani kupton shumëkush shtirjen e LSI-së, mashtrimin e Erjon Veliajt sipas të cilit tarifa është për qytetarët. Nëse do të ishte kjo situatë atëherë nuk k apse dëgjesa të bëhej në këtë mënyrë. Është fare e dukshme se interesa të tjera fshihen pas kësaj që ndodhi, kuptohet me faturën e qytetarëve dhe nuk është çudi që shfaqja e djeshme e kryeministrit me hipotekat te jetë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.
Add new comment