Assad fiton, SHBA ndërpret ndihmën dhe mbështetjen për rebelët sirianë

Postuar në 20 Korrik, 2017 18:01

Politika amerikane bën një tjetër hap mbrapa në Siri në raport me objektivat e vëna nga administrata Obama. Agjencitë kryesore të lajmeve njoftojnë se administrata Trump ka vendosur që të ndërpresë programin sekret të mbështetjes së rebelëve që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad. Sipas disa zyrtarëve që citohen në mënyrë anonime, vendimi ka ardhur në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe si pasojë e faktit se Rusia dhe Irani ja dolën që të mbajnë në pushtet Assad, pavarësisht të gjithave.

Programi sekret nisi në vitin 2013 dhe ai nuk arriti sukses, ndonëse është një nga të shumtët në traditën e shërbimit amerikan që operon për të rrëzuar pushtetarë në vende të ndryshme të botës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders nuk ka pranuar të bëjë komente, po ashtu edhe CIA dhe siç njoftohet vendimi është marrë pas disa konsultimeve.

https://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-usa-syria-idUSKBN1A42KC

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.