Republikanët detyrohen të bashkëpunojnë për sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndërhyrja e Trump kundër Obamacare, në diskutim

Postuar në 19 Korrik, 2017 13:47

Pas përplasjeve të shumta dhe një beteje të vërtetë politike për të rrëzuar sistemin e ri të kujdesit shëndetësor, njohur si Obamacare, republikanët në SHBA po mendojnë që të gjejnë një rrugë të mesme përmes bisedimeve me demokratët. Bashkëpunimi në këtë kuadër sipas agjencisë Reuters, do të vijë përmes nismave individuale në Senat, ndërkohë që kjo po shihet si fitore e paketës Obama meqenëse ndërhyrja e Trump për ta anulluar atë apo edhe propozimet e republikanëve nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re.

"Ky është momenti ynë, ne kemi pritur për këtë moment me muaj e muaj dhe në fakt për vite”, citohet senatorja demorkat Amy Klobuchar.

Ndonëse Trump e kishte premtim të fushatës zëvendësimin e Obamacare, për shkak të kostove dhe vlerësimeve se ato nuk përligjen me ndonjë shërbim më të mirë, janë 3 senatorë republikanë që aktualisht që nuk janë dakord me zëvendësimin e paketës Obama. Situata paraqet një rast tipik të afrimit të detyruar të palëve dhe nxjerrjen jashtë loje njëfarësoj të qasjes së presidentit aktual.

http://www.reuters.com/article/us-usa-healthcare-idUSKBN1A40UX

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.