republikanet
Trump shpall fitoren: Bëmë histori
Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.
“Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori", tha Trump.
Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Microsoft u heq donacionet republikanëve që refuzuan fitoren e Biden
Microsoft do t’u ndalojë donacionet ligjvënësve republikanë, të cilët refuzuan të certifikojnë fitoren e zgjedhjeve të Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë do t’i kanalizojë këto fonde në drejtim të "promovimit të demokracisë".
Në këtë mënyrë, Microsoft ngrin të gjitha kontributet politike si dhe ato për organizatat e lidhura me republikanët që kanë pretenduar për manipulimin e votës, të paktën deri në 2022.
Republikanët detyrohen të bashkëpunojnë për sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndërhyrja e Trump kundër Obamacare, në diskutim
Pas përplasjeve të shumta dhe një beteje të vërtetë politike për të rrëzuar sistemin e ri të kujdesit shëndetësor, njohur si Obamacare, republikanët në SHBA po mendojnë që të gjejnë një rrugë të mesme përmes bisedimeve me demokratët. Bashkëpunimi në këtë kuadër sipas agjencisë Reuters, do të vijë përmes nismave individuale në Senat, ndërkohë që kjo po shihet si fitore e paketës Obama meqenëse ndërhyrja e Trump për ta anulluar atë apo edhe propozimet e republikanëve nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re.
Republikanët në SHBA propozojnë kriminalizimin e protestës paqësore
Ligjvënësit republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë futur në heshtje një numër propozimesh për të kriminalizuar dhe dekurajuar protestat paqësore.Propozimet, të cilat forcojnë ose plotësojnë ligjet ekzistuese për protestat që bllokojnë apo pengojnë trafikun, vijnë në përgjigje të një vargu protestash që kanë çuar në mbylljen e autostradave nga aktivistët që kundërshtojnë Gazsjellësin në Dakota.
Trump, kandidati i republikanëve. Tërhiqet edhe Kasich, megjithë spotin e huazuar nga “Star Wars”
Donald Trump është përfundimisht kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pasi rivali i tij kryesor, Ted Cruz u dorëzua, armët në tokë i uli edhe John Kasich, Guvernator i Ohio. Ky i fundit deklaroi dje se do të vazhdonte garën, duke shpallur përmes një spoti që imitonte pasazhet hyrëse të “Star Wars” se ai ishte “E vetmja shpresë”. Në fak ka zgjatur vetëm disa orë, pasi sot Kasich ka njoftuar një takim në shtetin e tij, duke anulluar aktivitete në Washington.
Trump vë në alarm republikanët: "Thotë atë që mendon. Ky është problemi"
Donald Trump në fillim i çudiste të gjithë, kurse tani, po i shqetëson. Kryesimi në sondazhet e fundit kanë ngritur tensionet dhe preokupimin brenda republikanëve që dokumentohet nga mediat amerikane përmes një Memoje të adresuar nga Drejtori Ekzekutiv Senatorial Kombëtar i Partisë Republikane, Ward Baker. Ky i fundit e krahason kandidatin Trump, i cili mund të nominohet, nisur nga të dhënat e publikut, me Wendell Willkie në vitin 1940. “Dhe të dy kanë shumë të përbashkëta”, shkruan Baker, duke cilësuar se “të dya ishin fytyra të ndryshme që vinin nga jashtë.