Republikanët në SHBA propozojnë kriminalizimin e protestës paqësore

Postuar në 23 Janar, 2017 12:15

Ligjvënësit republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë futur në heshtje një numër propozimesh për të kriminalizuar dhe dekurajuar protestat paqësore.Propozimet, të cilat forcojnë ose plotësojnë ligjet ekzistuese për protestat që  bllokojnë apo pengojnë trafikun, vijnë në përgjigje të një vargu protestash që kanë çuar në mbylljen e autostradave nga aktivistët që kundërshtojnë Gazsjellësin në Dakota.

Në Dakotën e veriut për shembull republikanët paraqitën një projekt-ligj javën e kaluar që do të lejojë shoferët të vrasin çdo protestues që bëhet pengesë për kalimin në autostradë.“Në qoftë se ju qëndroni jashtë rrugës, kjo nuk do të përbëjë problem. Në rast të kundërt shoferët janë duke ushtruar të drejtën e tyre ligjore të tyre për të përzënë poshtë rrugës çdo kënd që i del përpara" –tha Keith Kempenich, një sponsorizues i projektligjit.

Ndërsa në Minesota, një projektligj i paraqitur po nga republikanët javën e kaluar kërkon të rëndohen ndjeshëm gjobat për protestat në autostradë dhe të lejojë prokurorët të kërkojnë një vit burg për protestuesit që bllokojnë rrugët nacionale. Po ashtu republikanët në shtetin e Uashingtonit kanë propozuar një plan për të riklasifikuar si krim protestat e mosbindjes civile, ndërsa në Ioëa një ligjvënës republikan ka premtuar rishikimin e legjislacionit për protestat autostrada.

"Një ligj që do t’i lejojë të shtetit të faturojë me 10 mijë dollarë një protestues për qëndrim në vendin e gabuar, apo të inkurajojë një shofer të shkaktojë vrasje për shkak se viktima ishte duke protestuar, është shumë shqetësuese"- tha Lee Roëland, një avokat i lartë i stafit të Lirive Civile Amerikane. Presidenti i zgjedhur Donald Trump është aksioner në kompaninë e ndërtimit të naftësjellësit të kontestuar në Dakota Açess dhe kundërshtarët e projektit paralajmërojnë se Trump mund të marrë ndonjë vendim në mbrojtje të këtij projekti 3.8 miliardë dollarë.

https://theintercept.com/2017/01/19/republican-lawmakers-in-five-states-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.