Trump vë në alarm republikanët: "Thotë atë që mendon. Ky është problemi"

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:38

Donald Trump në fillim i çudiste të gjithë, kurse tani, po i shqetëson. Kryesimi në sondazhet e fundit kanë ngritur tensionet dhe preokupimin brenda republikanëve që dokumentohet nga mediat amerikane përmes një Memoje të adresuar nga Drejtori Ekzekutiv Senatorial Kombëtar i Partisë Republikane, Ward Baker. Ky i fundit e krahason kandidatin Trump, i cili mund të nominohet, nisur nga të dhënat e publikut, me  Wendell Willkie në vitin 1940. “Dhe të dy kanë shumë të përbashkëta”, shkruan Baker, duke cilësuar se “të dya ishin fytyra të ndryshme që vinin nga jashtë. Secili me mbështetjen dhe promovimin e mediave të mëdha dhe të dy mbeteshin jashtë rendit të vendosur të partisë”.

Baker, që është një ndër strategët e republikanëve, thekson se elektorati e do Trump për disa cilësi që nuk perceptohen te kandidatët e tjerë e që aktualisht kanë më shumë vlerë sesa elementë të tjerë: “Trump u ngrit sepse votuesit e shohin atë si autentik, të pavarur, të drejtpërdrejtë, të vendosur dhe besojnë se ai nuk mund të blihet. Këto janë të njëjtat cilësi që kandidatët tanë duhet të përdorcojnë në vitin 2016. Ky është mësimi nr. 1 nga Trump. Ne duhet të përgatitemi për 2016 duke kuptuar mjedisin dhe kuptuar dukurinë Trump”, shton Baker. Problemi me Trump? “Ai thotë atë që mendon. Ky është problemi. Është njësoj si një raketë që ka humbur objektivin”, shton strategu në fjalë. Këshillat për kandidatët e tjerë shkojnë deri në rishikim të stilit të fushatës; ndryshim në veshje, vizita në shtëpitë e amerikanëve të thjeshtë dhe elementarja por jo pa rëndësi: “Kthejeni biografinë tuaj në një narrativë konkuruese”. Me siguri që Hollyëood po i përgatit një film Dukurisë Trump. 

http://www.bloomberg.com/politics/articles/2015-12-02/republican-senate-...

http://www.scribd.com/doc/291989296/NRSC-Trump-Memo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.