Reuters: Al - Baghdadi, me shumë gjasa është gjallë

Postuar në 17 Korrik, 2017 10:14

Agjencia “Reuters” raporton sot se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al - Baghdadi ka shumë gjasa të jetë gjallë. Agjencia citon një zyrtar të lartë kurd të kundërterrorizmit sipas të cilit ka të dhëna se al-Baghdadi është gjallë dhe ai ndodhet në jug të qytetit sirian të Raqqas.

Baghdadi është përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdekur. Kemi informacione se është gjallë. Ne besojmë 99% se ai është gjallë”, citon “Reuters” zyrtarin kurd Lahur Talabany.

Sipas këtij zyrtari ISIS po ndryshon taktikën dhe pavarësisht goditjeve të rënda që ka marrë dhe moralit të rënë, do të duhen edhe 3-4 vjet që ai të aliminohet. Vdekja e liderit të ISIS u njoftua nga forcat ruse e më pas u pranua nga disa burime. U tha se ai mbeti i vrarë në Deir az Zor, por deklarimi i zyrtarit kurd i jep çështjes tjetër drejtim.

http://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-iraq-baghdadi-idUSKBN1A...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.