Financimi i projekteve në Samitin e Triestes. Serbia merr 1.75 mld euro nga Banka Europiane e Investimeve

Postuar në 13 Korrik, 2017 11:37

Ka një lloj gare mediatike për të kuptuar nivelin e financimit të projekteve nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në Samitin e Triestes. Edhe pse u adoptua plani për një Zonë Rajonale Ekonomike, shifrat më të besueshme deri më tani, janë dhënë për mediat nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, sipas të cilit për Ballkanin do të vihen në dispozicion 1 miliardë euro.

http://www.dw.com/sq/johannes-hahn-nj%C3%AB-miliard%C3%AB-euro-p%C3%ABr-ballkanin-per%C3%ABndimor/a-39653958

Disa media qarkulluan një prononcim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që u shpreh se Shqipëria qëndron në krye të financimeve nga të gjitha vendet, ndonëse ai apo askush tjetër nga delegacioni, nuk ka sqaruar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Cilat janë projektet, sa është shuma e tyre dhe çfarë është miratuar? Pa dhënë fakte të gjitha mbeten spekullime.

Ndërkohë drejtorja rajonale e Bankës Europiane të Investimeve , Dubravka Negre, ka deklaruar në një prononcim për agjencinë shtetërore serbe “Tanjug” se BEI do të japë 3.5 miliardë euro në kuadër të Nismës Ekonomike për Rindërtim, nga të cilat, 1.75 miliardë do të alokohen në projekte në Serbi.

Hekurudha dhe rrugët janë projektet prioritare, ndërkohë që ky përqendrim vëmendjeje te Serbia bie shumë në sy dhe sinjalizon një qasje të diferencuar në Ballkanin Perëndimor nga ana e BE-së.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133774459#

Duhet thënë se qeveria shqiptare ka qenë e detyruar të përzgjedhë formën e PPP-së për disa projekte infrastrukturore, kjo në mungesë të financimeve nga jashtë dhe ky është tregues shqetësues se vendi ynë ndoshta nuk shihet me prioritet në hartën e zhvillimit infrastrukturor. Të paktën porti i Durrësit(studimi i fizibilitetit të të cilit është finacuar nga fondet e BE-së) do të duhet të kishte fituar një tjetër rëndësi nëse Shqipëria do të kishte qenë në qendër të projekteve. Deri më tani projekti më i madh për të cilin ka realisht interes nga BE-ja është TAP.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.