Berisha provon në moshën e tretë letërsinë fiction
Lista e Edi Ramës në Facebook, njohur qysh ditën e dytë me disa emra si Lista e Zezë, Lista e Turpit, Lista e Hakmarrjes etj., ka shërbyer si mundësi që Sali Berisha – ish kryeministër i vendit të provojë letërsinë fiction në rrjetet sociale. Berisha ofron shpjegimin e vet për listën që është:
Në listë është përfshirë Mentor Petrela, neurokirug, për të cilin ka patur ankesa në komente. Berisha e quan Petrelën një mendje të shquar të shkencës shqiptare dhe sipas tij “kjo goditje hakmarrese selektive duket se ka ne baze fajin e vetem te Prof. Petreles; njohurite qe ai ka, per shkak te profesionit, per shendetin mendor te autorit te listes, shendet qe tani perflitet gjeresisht ne kancelarite europiane, institucionet dhe takimet nderkombetare, perfshire dhe dje Triesten”.
Pra sipas Berishës, i cili vetë ka bërë disa marrëveshje me Edi Ramën dhe ndryshon muhabetin sa herë prishet koha, Edi Rama nuk është në rregull nga trutë e kokës dhe këtë më mirë se kushdo e di Mentor Petrela. Ndaj kryeministri e njollos duke e futur në listën e zezë.
Qysh tani të gjithë lexuesit pyesin: Po pse duhej që tani Rama ta njolloste kështu Petrelën?
Autori i këtij tregimi e ka përgjigjen dhe ajo është:
“Kerkesa publike e Ilir Metes, pas zgjedhjes se tij president, per nje kontroll psiqiatrik te Rames por dhe disa takime e vizita diplomatesh ne neuropsiqiatri, i kane hedhur benzine zjarrit dhe kane bindur gjer ne fiksim Ramen se problemi i tij madhor nuk eshte shendeti i tij mendor por njohurite per shkak te profesionit, te kahershme dhe aktuale, te profesor Petreles, i cili me kushtetute eshte i detyruar ti japi cdo informacion konfidencial presidentit te Republikes ne detyre dhe atij te zgjedhur. Perveç kesaj, Meta si president, ndonese me funksione kryesisht ceremoniale, prap se prap eshte kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare dhe padyshim shendeti mendor i kreut te ekzekutivit eshte nje problem madhor per sigurine kombetare dhe mund te behet ne çdo rast çeshtje paresore ne axhenden e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ketu dhe vetem ketu e ka burimin edhe kercenimi i Rames ndaj Metes per ti prishur ceremonine e betimit”.
Dobësia e kësaj përralle është se përveç Mentor Petrelës ka edhe doktorë të tjerë që mund të japin ekspertizën. Pa folur këtu që Shqipëria ka një president të zgjedhur që është i obsesionuar me ekspertizën amerikane. Pra mund të vijnë edhe mjekë nga jashtë për ta kundruar Ramën, po ashtu siç propozonte dikur për Berishën, Spartak Braho që kërkoi edhe Komision Hetimor për hetimin e shëndetit të tij.
Pallavra korriku që Doktori i lëshon nga halli i PD-së që ka marrë peropinë e të cilën po do ta mbajë si fole për vete.
Add new comment