Para Triestes, ministri i Jashtëm italian: BE duhet të njohë arritjet e Shqipërisë
“Shqiptarja.com” publikon sot një opinion të ministrit të Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano, një ditë përpara Samitit të Triestes. Në opinionin e tij, Alfano flet për rëndësinë e Samitit dhe Nismës së Berlinit në integrimin e tyre rajonal dhe afrimin me BE-në, por edhe në forcimin e institucioneve. Alfano ka bërë të ditur se Italia do të kërkojë që të njihet përparimi i Shqipërisë në këto muajt e fundit, duke anashkaluar kështu problemet elektorale, që do të sanksionohen në fakt si të tilla, ose jo, nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR.
“Në këtë kontekst, Shqipëria ka bërë hapa domethënës në muajt e fundit, me mbajtjen e rregullt të zgjedhjeve për Kuvend dhe me zhvillimet e rëndësishme në fushën e reformës së drejtësisë, që janë thelbësore si për funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës, ashtu edhe për një zhvillim ekonomik të shëndetshëm. Ne jemi të bindur se është e nevojshme që progreseve të rëndësishme të regjistruara deri tani t’u vihet përballë një njohje e duhur nga ana e BE-së”, shkruan Alfano.
Duket se pas takimit të Vjenës që i rezervoi kryeministrit serb qendrën e vëmendjes, Triestja mund të japë disa konçesione italiane për Tiranën zyrtare, ndonëse në planin ekonomik do të firmosen projekte në parim.
http://shqiptarja.com/Analiza/2709/ribashkimi-i-evrop-s-nj--investim-str...
Add new comment