Ministria e Arsimit lë nxënësit e shkollave pa dëftesa

Postuar në 10 Korrik, 2017 17:52

Ndoshta për herë të parë në Shqipëri, nxënësit e shkollave nuk marrin dëftesa pas përfundimit të sezonit shkollor, situatë që nuk ka ndodhur as në vitin 1997. Kjo për shkak të burokracive në Ministrinë e Arsimit që nuk ka zhvilluar në kohë tenderin për printimin e dëftesave. Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka thotë se shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet vetëm pas verës. Kjo pas dëftesat e notave per mijëra nxënës nga klasa e pare deri ne te 11 ende nuk janë prodhuar. Ndërkohë është zgjidhur problemi për 7 mijë maturantet qe do te aplikojnë per studime jashtë vendit. Para 15 korrikut qe është dhe afati i fundit i aplikimit, për ta jane shpërndare  dëftesat dhe çertifikatat e notave. Mësuesit ndoshta kanë qenë të zënë me fushatën dhe nuk kanë plotësuar në kohë rezultatet  e argumentuara për çdo nxënës, sipas një formati të ri. https://www.vizionplus.tv/mungojne-deftesat-e-nxenesve/
Burime pranë kësaj ministrie i thane televizionit Klan  se tenderi duhet te ishte realizuar ne muajin prill, por arsyet zyrtarisht nuk është dhënë asnjë arsye për moszhvillimin e tenderit . http://tvklan.al/zvarritet-tenderi-per-deftesat-e-shkollave/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.