Dëftesat

Ministria e Arsimit lë nxënësit e shkollave pa dëftesa

Postuar në 10 Korrik, 2017 17:52

Ndoshta për herë të parë në Shqipëri, nxënësit e shkollave nuk marrin dëftesa pas përfundimit të sezonit shkollor, situatë që nuk ka ndodhur as në vitin 1997. Kjo për shkak të burokracive në Ministrinë e Arsimit që nuk ka zhvilluar në kohë tenderin për printimin e dëftesave. Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka thotë se shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet vetëm pas verës. Kjo pas dëftesat e notave per mijëra nxënës nga klasa e pare deri ne te 11 ende nuk janë prodhuar. Ndërkohë është zgjidhur problemi për 7 mijë maturantet qe do te aplikojnë per studime jashtë vendit.

Subscribe to RSS - Dëftesat