“Naiviteti përballë Ramës na kushtoi, qeveria teknike nuk funksionoi”

Postuar në 27 Qershor, 2017 14:25

Rezultati i PD-së në zgjedhje dhe formula për përfshirjen e aleatëve në listat e saj nuk solli efektet që priteshin. Krerët e partive të vogla kanë nisur analizojnë shkaqet që çuan në këtë disfatë të opozitës që sipas tyre janë disa, por ajo më kryesorja garimi me një listë të përbashkët, një zgjidhje e imponuar nga marrëveshja mes Bashës e Ramës. Fatmir Mediu tha në në studion e "ABC News" se Basha dhe opozita patën një qasje naive me atë çka ofroi Rama për të mos dalë me koalicione në zgjedhjet e 25 Qershorit. Kreu i PR-së shtoi se Basha nuk u konsultua me aleatët para takimit me Ramën, ndonëse sipas tij qëllimi ishte pozitiv për të arritur një marrëveshje për futjen e qeverisë në zgjedhje.

Edhe Agron Duka pranon se përfshirja e tij në listat e PD ishte e gabuar dhe i kushtoi dështimin në Durrës. Duka po ashtu thotë se marraveshja Rama-Basha nuk funksionoi edhe në pjesën e ministrave teknikë, pasi nuk parandaloi blerjen e votave. “Marrëveshja me Bashën për vende në listat e PD në Tiranë, Fier e Durrës ishte i gabuar dhe gabimi është i imi. Unë mendova që meqë patëm ministra teknikë në këto zgjedhje do jetë ndryshe. U krijua ideja e një qetësie absolute, por u përdorën prapë të fortët”,-thekson kryetari i Partise Agrare Ambjentaliste.

Duke shtoi se u punua dobët dhe se strukturat e Partisë Demokratike ishin inekzistente në Durrës. Sipas tij shumë njerëz të djahtë nuk shkuan të votonin dhe një nga arsyet ishte edhe përdorimi i parasë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.