Dikush duhet të shkojë në burg pas këtyre deklaratave (Video)
Prishja PS-LSI po nxjerr në sipërfaqe edhe atë që është gatuar në 4 vjet në qeverinë e koalicionit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ky i fundit bëri nga Berati një deklaratë përmbajtja e të cilës ka nevojë për hetime të menjëhershme nga Prokuroria. Ilir Meta tha se gjatë aksionit për disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike ku u burgosën dhjetra qytetarë u fshinë milionë euro detyrime të oligarkëve nga OSHEE, po ashtu edhe në Tatime. Në Prokurori duhet të japë shpjegime edhe Ilir Meta që ka qenë pjesë e kësaj qeverie dhe që nuk e ka denoncuar një krim të tillë ndonëse ka patur dijeni për emrat që janë favorizuar.
Add new comment