Kush i zgjidh hallet e mia? Edi Rama dhe partia...
Lexoni se çfarë ka thënë sot kryeministri Edi Rama në Vorë:
"Ne u japim legalizimet dhe nuk e regjistrojnë dot pronën në Hipotekë, sepse hipotekën e ka dikush tjetër. Ne do ua bëjmë titull pronësie, 40 mijë legalizimet që nuk i regjistroni në hipoteka, brenda vitit. Votoni PS-në dhe do marrë fund historia e regjistrimit të pronës. Çdo pronë do regjistrohet dhe çdo titull pronësie do i dorëzohet pronarit".
Teknikisht kjo do të thotë: Legalizimet ua bllokoi Saliu, ua bëra unë. Tani hipotekimin ua bllokoi Iliri, do t'ua bëj unë. Më tej akoma: jeni 40 mijë me 3 vita familja bëjnë 120 mijë që janë 1/5 e votave të PS-së, ose ca më mirë 45% të votave të LSI-së.
Politikisht kjo është një barcaletë karantine. Kryeministri ka deklaruar 150 mijë, në mos më shumë, legalizime, nga të cilat kanë mbetur 40 mijë. Duke ditur ai operon hipoteka kuptohet se këtu kemi të bëjmë me çështje administrative e jo ligjore, pasi përndryshe situata do kishte provokuar tensione, legalizimi do kishte qenë fiktiv dhe në fund me siguri që hipoteka nuk do t'i merrej LSI-së e t'i jepej PS-së. Teza politike pra është e pavesueshme pa folur se ky është premtim që nuk lidhet me ndonjë program.
Shikoni si trajtohej legalizimi dy vite më parë:
Pra kush i zgjidh hallet mia? Edi Rama dhe Rilindja. Do mjaftonte që pak fare të hapeshin sytë, jo për të ndërruar mendjen, por për ta bërë muhabetin pak më interesant.
Add new comment