Greqia bllokon deklaratën e BE kundër Kinës
Greqia ka bllokuar deklaratën e BE-së në OKB që kritikonte Kinën për shkeljet e të drejtave të njeriut. Ky vendim, sipas diplomatëve evropianë minon përpjekjet e Brukselit për të adresuar shtypjen e disidentëve dhe aktivistëve nga Pekini.
Në mënyrë të veçantë, BE e cila synon të promovojë lirinë e fjalës për t'i dhënë fund dënimint me vdekje në mbarë botën, do ta adresonte këtë deklaratë javën e kaluar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, por nuk arriti të fitonte aprovimin e nevojshëm nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Kjo ishte hera e parë që BE nuk arriti të bëjë deklaratë për të drejtat e njeriut në këtë organ. Një zyrtari i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme tha se Athina bllokoi deklaratën, duke qenë se ajo kishte "kritika të pabaza kundër Kinës".
Brukseli e ka mirëpritur Pekinin si një aleat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe proteksionizmit tregtar. Por ashtu siç rriten lidhjet e biznesit me Kinën, BE-ja, nga viti 2015 po lufton për të ngritur zërin kundër shtypjes nga qeveria kineze të aktivistëve që mbrojnë të drejtat e njeriut. Vitet e fundit Kina ka rritur ndjeshëm prezencën e saj në Ballkan dhe në Greqi. COSCO Shiping e Kinës, e cila zotëron flotën e katërt më të madhe tregtare në në botë, ka blerë vitin e kaluar 51% të portit më të madh në Greqi atë të Pireut.
Add new comment