Bien blerjet online. Shkak taksimi, por edhe procedurat doganore

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare për të ulur pragun e taksueshëm për mallrat e blera online ka dhëë efekte praktike. Instituti i Statistikave raporton se për 3 muajt e parë të vitit 2017, blerjet përmes kësaj rruge kanë rënë me 23 tonë. Arsye duket të jetë jo vetëm taksimi, por edhe procedurat e gjata për të paguar taksën doganore e për të tërhequr pakon. Ndryshimi ndodhi në gusht të vitit 2016 dhe kufiri u ul nga 150 euro në 22 euro, me arsyetimin se duhej stimuluar tregëtia e brendshme.
http://tvklan.al/me-pak-blerje-permes-internetit-ne-2017-en/
Add new comment