Administrata 169 milionë euro dëme taksapaguesve në 4 muaj
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/05/image_2017_05_30_18_0.jpg?itok=R06ppPjR)
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike i ka shkaktuar taksapaguesve 169 milionë euro dëme në katër muajt e parë të këtij viti. Buletini i sapopublikuar i Auditit përfshin periudhën janar-prill të këtij viti. KLSH vlerëson se pjesa më e madhe e këtij dëmi, 162 milionë euro vjen nga mosarketimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur prej 7.1 milionë euro i takon parregullsive dhe shkeljeve financiare nga institucionet e audituara.
I ndarë sipas fushave, 30 % i dëmit vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve. Në vend të dytë renditet sektori i tatim-taksave dhe vendin e tretë ndër fushat me abuzimet më të mëdha e mbajnë doganat .
Nisur nga këto dëme të zbuluara, KLSH thotë se ka kryer 13 kallëzime penale, nga të cilët 9 janë aktualisht në hetim, ndërsa 4 të tjera janë në proçes vlerësimi nga prokuroria.
https://rtsh.al/lajme/raporti-klsh-169-mln-euro-deme-janar-prill/
Add new comment