"Mali i Zi në NATO - izolim pozitiv ndaj projekteve nacionaliste si ato të Edi Ramës"

Postuar në 18 Maj, 2017 10:48

Paul Schwartz, ekspert dhe bashkëpunëtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans” në të cilën vë theksin te roli në rritje i Rusisë dhe mundësitë e destabilizimit të rajonit. Skenarët që janë hedhur së fundmi për nëj Ballkan që merr sërish flakë janë shumë, por teza ruse është këmbëngulëse në shumicën e analizave që duhet thënë se kanë një predispozitë për të kërkuar te prezenca e Moskës një problem sigurie.

Schwartz është i mendimit se blerja e armëve nga Rusia që kreu së fundmi Serbia, çon në këtë skenar, pasi qoftë edhe marrja e Mig 29 ka cenuar balancën e forcës në rajon.

Mendoj se është një lëvizje shumë provokative nga Rusia që të shesë sistemin S 300 për mbrojtjen ajrore, mu në zemër të Ballkanit Perëndimor, ndonëse Serbia dhe Rusia kanë lidhje të forta sigurie, etnike dhe fetare”, shprehet eksperti në fjalë.

Mirëpo blerje armatimi ka bërë edhe Kroacia, por për këtë ekspert ky është një refleks ndaj asaj që ndodh në Serbi.

Është e qartë se transferimi në Serbi I Mig 29 ka tensionuar balancën e forcës në rajon, të paktën sa i pëërket forcave ajrore. Sigurisht që armë të ngjashme ka edhe Bullgaria, por në Ballkanin Perëndimor kjo ka një efekt destabilizues. Kjo është në një pikë pjesë e strategjisë ruse, që synon të rrisë ndikimin duke destabilizuar”, thotë ai.

Sipas Schwartz anëtarësimi I Malit të Zi në NATO ka njëë ndikim pozitiv pasi kështu mbyllet një drejtim I projekteve nacionaliste që përfliten së fundmi. Ai ka përmendur konkretisht deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se me hyrjen e plotë të Malit të Zi në Aleancë, rritet siguria.

Mendoj se hyrja e Malit të Zi në NATO e përmirëson disi situatën e sigurisë në rajon, thejsht sepse ka patur disa diskutime për “Shqipërinë e Madhe” dhe “Serbinë e Madhe” apo projekte të ngjashme…Duke hequr këtë opsion nga tavoolina, të paktën për Malin e Zi, ndihmon në stabilizimin deri diku të situatës që është shqetësuese. Kemi parë së fundmi kryeministrin Edi Rama të flasë për bashkimin potencial të Shqipërisë me Kosovën, kështu që duket se ka disa nga këto projekte për të cilat po punohet”, vijon ai.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/05/17/ewb-interview-paul-schwart...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.