Kundër demokracive hibride mbetet vetëm Rruga*

Postuar në 28 Prill, 2017 13:05
Ivan Krastev - Drejtues i Qendrës për Strategji Liberale

Nëse doni të kuptoni çfarë po ndodh në Europën Qendrore dhe pse mijëra të rinj janë lëshuar në rruugët e Budapestit, Bukureshtit, Bratislavës apo Varshavës, e vetmja gjë që duhe ttë bëni ëështë shihni filmin 25 minutës të Kristof Deak “Këndo”, fitues i Oskarit të këtij viti për filmin për të mirë të shkurtër në kategorinë live-action.

Historia zhvillohet në Budapest në fillim të viteve ’90. Zsofi, një vajzë e re, sapo ka mbërritur në një shkollë të re dhe është e gëzuar nga shansi për të kënduar në korin e shkollës që ka marrë çmim. Erika, mësuesja e muzikës, e lejon Zsofinë t’i bashkohet korit, por i kërkon asaj që thjesht të hapë gojën pa kënduar sepse ajo nuk është ende aq e aftë.

Zsofi bie dakord. Por kur shoqja e saj e ngushtë mëson për këtë marrëveshje të bërë, ajo takohet me mësuesen që I thotë se është në interesin e të gjithëve që vetëm më të mirët të këndojnë; kori po konkuronte për një udhëtim në Suedi. Siç del në pah, Zsofi nuk është e vetmja pjesëtare e korit të cilën Erika e ka bërë të këndojë pa zë. Strategjia fituese e mësueses është të lejojë vetëm disa të këndojnë, më të talentuarit. Gjithsesi, Zsofi dhe shokët e saj nuk duan të jenë pjesë e saj. Ditën e konkursit të gjithë studentët vetëm sa hapin gojën dhe nuk këndojnë asnjë notë. Ata nisin të këndojnë seriozisht vetëm kur Erika e turpëruar largohet nga skena.

Në Hungari, demokracia e kontrolluar hibride e kryeministrit Viktor Orban, një stil qeverisjeje që po njeh rritje popullariteti në Europën Qendrore, i ngjan korit të Erikës. Nën këto regjime, qytetarët shkojnë rregullisht në kutitë e votimit dhe zgjedhjet janë të lira, ndonëse jo gjithnjë të ndershme; por është qeveria që vendos kush ka të drejtë të ngrejë zërin për problemet e tij. Në vitet ’90 të rizgjidheshe ishte gjë e rrallë në këtë rajon; në këto vitet e fundit qeveritë rrallëherë i humbasin zgjedhjet edhe pse shumica e qytetarëve shprehin hapur pakënaqësi për mënyrën sesi qeverisen.

Kriza financiare e vitit 2008 shpjegon pjesërisht përhapjen e demokracisë hibride në Europën Qendrore. Të goditura ekonomikisht nga kriza dhe të kufizuar nga rigoroziteti i BE-së në financimin e përpjekjeve për ringritjen e ekonomive të tyre kombëtare në krizë, partitë qeverisëse janë përqendruar në kontrollin e medias si një mënyrë për të rritur pushtetin e vet. Nëse në Itali, Silvio Berlusconi ishte modeli i përdorimit të perandorive mediative për të ndërtuar pushtet politik, në Europën Qendrore partitë qeverisëse përdorin pushtetin politik për të ndërtuar perandori mediatike.

Modeli ka qenë i thjeshtë: qeveria ideon skema që të kanalizojë paratë publike apo të BE-së drejt pronarëve të grupeve mediatike “miq” që mbështesin qeverinë dhe sulmojnë kritikët e saj. Këto organizata mediatike të fundit, që janë kritike ndaj qeverisë nuk përfitojnë nga paratë e saj.

Për të shmangur rrezikun e sulmit dhe akuzave për korrupsion(apo të paktën keqmenaxhim) partitë në pushtet marrin kontrollin e gjyqësorit dhe i deklarojnë organizatat joqeveritare të angazhuara kundër korrupsionit, si armiq të popullit. Siç i tha një hungarez së fundmi David Frum të “The Atlantic”, “përfitimi nga kontrolli i shtetit modern është më pak pushtet dhe forcë për të persekutuar të pafajshmit, aq më shumë pushtet ke për të mbrojtur fajtorët”.

Por modeli I demokracisë së menaxhuar nga korrupsioni krijon probleme të vetat. Në shoqëri ku liderët politikë kanë frikë se humbja e zgjedhjeve mund të rezultojë në burgosje, çdo shprehje dobësie viher re dhe çcdo iniciativë publike shihet me dyshim. Kështu që I vetmi mjedis për zërin e qytetarëve është rruga. Kjo është arsyeja se përse në të gjithë Europën Qendrore të rinjtë po protestojnë me zë të lartë.

Në fillim të këtijmuaji në Hungari u zhvillua protesta më e madhe publike në 7 vjet, që nga koha kur partia “Fidesz” e z. Orban erdhi në pushtet. Ajo erdhi në kundërpërgjigje të nismës legjislative që synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore, themeluar nga George Soros. Mijëra njerëz iu bashkuan një “marshimi paqësor për qeverinë, Rusinë dhe kundër çdo gjëje tjetër”, organizuar nga partia satirike Qeni me Dy Bishta. Demonstruesit kërkonin me ironi “më shumë Rusi” dhe “dy Orbanë”.

Në Sllovaki, protestuesit e rinj kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm që e akuzojnë për korrupsion. Në Rumani, demonstrata masive e bllokuan planin e qeverisë për amnisti për politikanët e dënuar për korrupsion.  Ndërkohë në Poloni, kundërshtarët e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, janë në protesta në rrugë qëkurse qeveria u përpoq të zgjaste kontrollin e saj mbi Gjykatën e Lartë dhe I deklaroi luftë medias së pavarur në vend.

Shumica e këtyre protestuesve janë shumë të rinj. Ata nuk kanë një ideologji të përbashkët, por vetëm frustrim dhe inat. Do të ishte e gabuar të krijonim ide shumë romantike mbi ta, por është e shëndetshme të thuhet se në ndryshim nga breza të mëparshëm, ata nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në skenë dhe të hapin gojën e tyre me një shpresë të të kotë për përfitime sociale modeste. Ata duan të këndojnë(se çfarë ne nuk mund të jemi të sigurtë).

Sigurisht që partië qeverisëse mund të vendosin të injorojnë protestën e të rinjve. Realiteti në Europën Qendrore është I tillë falë uljes së lindshmërisë de emigrimit, të rinjtë janë një minoritet i vogël në zvogëlim. Sipas raportit të vitit 2016, të financuar nga qeveria, 1/3 e hungarezëve të moshës 18 – 29 vjeç e konsideron largimin nga vendi. Rreth 500 mijë hungarezë kanë lënë vendin tashmë qëkurse Orban erdhi në pushtet.

Por ndërkohë që injorimi i kërkesave të rinisë duket të jetë një stratagjemë premtuese elektorale – është më e lehtë të luhet me frikërat e brezit më të vjetër sesa të kënaqësh shpresat e brezit të ri. Kjo është vetëhumbëse qoftë në planin social, por edhe atë ekonomik. Të rinjtë do ta gjejnë një mënyrë për të kënduar.  

*Titulli është i ResPublica

https://mobile.nytimes.com/2017/04/26/opinion/the-movie-that-explains-ce...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shkrim interesant dhe me vlere. Vlen edhe per pushtetaret e shqiptare dhe kete milet me 500 halle, vlen edhe per Shqiperine, ku eshte e nevojshme nje reforme ne drejtesi, por jo kjo e tashme, qe don ta veje sistemin e drejtesise nen kontrollin e politikes dhe ekzekutivit, perfshi edhe disa segmente mafioze te huaja!
Redaktoret e respublikes duhet ta plotesojne se kujt vendi i perket autori (Sofje-Bullgari), pra per cilen qender te strategjise liberale behet fjale!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.