Importi i grurit në Kosovë dhe Shqipëri nga rezervat shtetërore të Serbisë

Postuar në 20 Prill, 2017 08:40

Një akuzë për monopole ekonomike në Kuvendin e Kosovës ka prekur edhe Shqipërinë. Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja raportohet të ketë akuzuar vëllezërit Devolli për dominim të sektorit bujqësor në një nivel thuajse të kontrollit absolut.

Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha. Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më leverdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë.

Për të qenë edhe më keq se kaq, gruri pa proteina dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve dhe përbën kequshqyerje që shkakton prapambetje në rritje. Kur privatizohen doganat, privatizohen edhe doganierët, shumë prej të cilëve tash më shumë punojnë për Devollët e Ramiz Kelmendin e Margarita Kadriun sesa për Republikën tonë. Të gjithë fermerët janë në mëshirën e fabrikave të qumështit. Ato ua matin sasinë, cilësinë, çmimin dhe kur të duan nuk ua pranojnë fare qumështin. Nëse blegtori përpiqet që mandej qumështin e mbetur t’ia ofrojë ndonjë fabrike tjetër, ato nuk e pranojnë, për shkak se ata kanë kontratë me konkurrencën e tyre. Devollët janë më të egrit në këtë pikëpamje. Ata e kanë luksin të mos e marrin qumështin e blegtorëve vendës sepse përdorin qumësht pluhur kurdo që të kenë nevojë”, ka thënë Kurti.

Situatë alarmante, por normale në mjedisin shqiptar. Gazeta “Zëri” e ka cilësuar këtë si sulm të Kurtit ndaj Shpend Ahmetit, kreu I Bashkisë së Prishtinës, I cili pak javë më parë u fotografua në jahtin e vëllezërve Devolli.

http://zeri.info/aktuale/139699/albin-kurti-godet-shpend-ahmetin/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.