McCain kundërpeshon Trump: Ajo që ndodh në Europën Lindore, me rëndësi vitale për sigurinë e SHBA
Senatori amerikan John McCain ka deklaruar gjatë takimit me kryeministrin/president serb. Aleksandër Vuçiç, se do të informojë Senatin, presidentin dhe popullin amerikan se “çdo gjë që ndodh në Europën Lindore është me rëndësi vitale për sigurinë kombëtare të SHBA”.
Ky pohim përbën një garanci më shumë dhe një kundërpeshë ndaj qëndrimeve të presidentit Trump, i cili ka provokuar dyshime dhe konfuzion në partneritetin transatlantik dhe në Europë. McCain ka theksuar mbështetjen e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, një proces siç tha ai që është kristalizuar, duke shtuar se SHBA është partneri ushtarak më aktiv i Serbisë. McCain nuk e ka fshehur shqetësimin për rolin në rritje të Rusisë në një zonë si Europa Lindore, ku siç tha ai “kanë nisur dy luftëra botërore”.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=04&dd=10&nav_id=10...
Add new comment