Kadare: E pamoralshme që filmat e para ’90-ës të shfaqen sot
Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar sot në botë, ka dalë pro idesë së filtrimit për transmetimin e filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Gjatë një bisedimi në Kosovë, Kadare është pyetur nga të pranishmit për këtë temë, rreth të cilës ai është shprehur:
“Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, tha ai, raporton “Panorama”. Vetë Kadare ka disa vepra të cilat janë ekranizuar, mes të cilave edhe disa nga filmat më kult të kohës si “Ballë për ballë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, apo edhe “Radiostacioni”.
Comments
Morali
Per moralin e Ismail Kadarese, i cili eshte politikan manipulant i lexueshem, eshte normale te jete e pamoralshme!
Ka studiuar ne Rusi por eshte anti Rus i terbuar, ka bere karriere ne monizem por eshte anti monist i terbuar, .. etj, etj!
Add new comment