ETA dorëzon armatimin

Postuar në 08 Prill, 2017 12:51

Grupi separatist Bask ETA, nëpërmjet " misionarëve" të shoqërisë franceze dhe strukturës së pavarur Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (CIV), u dorëzoi autoriteteve franceze një listë të 12 depove të  armëve të fshehura në jugperëndim të Francës. Këto 12 depo armësh janë ato që ka mbetur nga arsenali i ETA-së, e cila hoqi dorë nga lufta e armatosur në vitin 2011, por pavarësisht kësaj vazhdon të konsiderohet si një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar, një organizatë e pavarur që punon për t'i dhënë fund konfliktit Bask "dëshmon çarmatimin" e organizatës së paligjshme. Në mesin e anëtarëve të këtij komisioni, është një ish-sekretar i përgjithshëm i Interpolit, anglez Reimont Kental.

Sipas ekspertëve në luftën kundër terrorizmit, arsenali i ETA-s përfshin rreth 130 armë dhe dy ton eksploziv, shumica e të cilave ishin vjedhur në Francë.  30 anëtarë të organizatës vlerësohet se jetojnë ende në fshehtësi. ETA është themeluar në vitin 1959. Ajo veproi për 43 vite në emër të pavarësisë Baskëve dhe afro 829 vdekje i atribuohen aksioneve të saj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.