Fërkime në distancë/Tillerson: Lavrovin nuk e lënë të kërcejë. Lavrov: Nuk kërcej me djem
Fërkimi i parë mes administratës së re amerikane të Donald Trump dhe Rusisë së Vladimir Putin është konsumuar në formën e batutave cinike reciproke mes dy ministrave të Jashtëm. Rex Tillerson citohet të ketë bërë disa komente për homologun e tij rus, Lavrov, kur gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, sugjerimit se “ndaj Rusisë duhet një qasje në dy nivele, pasi edhe tangoja kërcehet nga dy veta”, ai iu përgjigj:
“Sigurisht, ju mund të kërceni me Rusinë dhe mund gjithashtu të përfitoni diçka nga kjo. POr me siguri që ju nuk mund të kërceni tango me Sergey Lavrov sepse atë nuk e lënë ta heqë atë valle”.
Çka do të thotë se qasjet ndaj Rusisë kanë vetëm një korridor: atë që të çon te Vladimir Putin. Kundrejt kësaj ironie, Lavrov është kundërpërgjigjur thartë:
“Mamaja më thoshte përherë: ji gjithmonë një djalë i mirë, mos kërce kurrë me djem të tjerë. Nëse Rex Tillerson ndjen se nuk është aq i mirë në kërcim sa të ftojë ndonjë partner, ne jemi gati të ndihmojmë. Ai është një njeri me përvojë dhe jam i sigurtë se mëson shpejt”.
http://rbth.com/news/2017/04/04/lavrov-to-tillerson-my-mother-told-me-no...
Add new comment