4 prilli/Dashamir Shehi: Të caktohet në Kushtetutë krijimi i qeverive teknike në fund të çdo mandati qeverisës

Postuar në 05 Prill, 2017 09:49

Nuk mbarojnë çuditë e politikës shqiptare që është e obsesionuar me lirinë dhe ndershmërinë e votës. Dashamir Shehi, në politikë prej 25 vitesh dhe që dikur ka mbajtur funksione ekzekutive të larta, deputet dhe ligjvënës prej kohësh, ka sugjeruar që të sanksionohet në Kushtetutë që për 10-15 vitet e ardhshme, 2-3 muajt e fundit të mandatit qeverisës të krijohet një qeveri teknike.

Unë personalisht e kam shtrirë idenë që kjo lloj qeverisjeje të fiksohet në Kushtetutë që të paktën 10-15 vite e tjera kushdo qoftë në qeveri në 2-3 muajt e fundit duhet ta dorëzojë. Ky nuk ëshhtë transferim pushteti nga njëri krah në tjetrin, por një mënyrë për ta distancuar pushtetin nga kutia e votimit”, tha Shehi, raporton gazeta “Tema”(http://www.gazetatema.net/2017/04/05/shehi-kembengulte-fiksohet-ne-kusht...). 

Nuk dihet nga mbiu një ide e tillë dhe si mund të rregulohet ajo në Kushtetutë, e cila në këtë rast do të katandisej në një lloj kodi zakonor shqiptar, thellësisht indigjen në rregullimet e veta.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Nuk ka asnje pune me kodin zakonor-Kanunin, qe nuk ishte bashkim budallalliqesh shqiptaresh medioker por burrash mbi bazen e Kodeve historike.....
Puna eshte se kane shkruajtur nje paçavure-kushtetute, dhe nuk e kane lexuar asnje here.
Nuk ju pelqen Qeveria, as dhe mua, ti bejne mosbesim e tA REZOJNE SE NA MERZITEN....

Submitted by Kocke e lekure ... (not verified) on

Kush je ti mor hajvan.
E di apo se di ti qe qeverite i zgjedhin te qeverisurit dhe jo hajvanet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.