300 mln euro u transferuan nga Greqia në Shqipëri
Kriza greke ka sjellë një pjesë të mirë të parave të emigrantëve në Shqipëri. Muaji shkurt shënoi një tjetër rekord historik për nivelin e kursimeve në monedhën euro. Vetëm në harkun kohor të një viti, llogaritë në këtë valutë u rritën me 300 milion euro, raporton Tv Klan. Ekspertët e sistemit bankar, sqarojnë se kjo dukuri lidhet ngushtë me situatën që po ndodh në shtetin fqinj. Në 2016-ën remitancat shënuan rritjen më të lartë në 4 vitet e fundit, duke sjellë 650 milion euro të ardhura nga emigrantët në Shqipëri. Greqia vijon të mbajë vendin e parë për këto dërgesa me afro 400 milion euro, e ndjekur nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara.
Add new comment