Juncker: Qëndrimet e Trump për shpërbërjen e BE-së çojnë në luftë të re në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 24 Mars, 2017 13:12

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.

I thashë zv.presidentit, “Mos e thoni këtë, mos i ftoni të tjerët të lënë BE-në, sepse nëse BE-ja bie, do të kemi luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Juncker.

Ai ka shtuar se perspektiva europiane është shumë e rëndësishme për këto vende pasi sipas tij “nëse ne i lëmë vetëm ato, Bosnje – Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende do të përfshihen në luftë sërish”.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133624438

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.