Shpërthen Erdogan, kërcënim të hapur Europës
Mesazh Europës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë ka dërguar Rexhep Tajip Erdogan, duke bërë deklarata provokuese dhe kërcënime për sigurinë e qytetarëve evropianë. Duke folur me gazetarët në Ankara, Erdogan "paralajmëroi" evropianët se nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të ecin të sigurtë në rrugë.
"Nëse Evropa vazhdon kështu europianët në çdo cep të botës nuk do të ndihen të sigurtë kur të ecin në rrugë. Ne, si Turqi i bëjmë thirrje Evropës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë"- tha presidenti turk. Kërcënimet janë bërë më parë dhe nga Ministri turk për Çështjet Evropiane, i cili tha se Turqia nuk ka asnjë detyrim për marrëveshjen e nënshkruar me Bashkimin Evropian për refugjatët
Siç është raportuar nga agjencia Bloomberg, Omer Çelik tha se marrëveshja është afër kolapsit. Ai foli për "një reagim racist që kërcënon karakterin demokratik të BE-së" dhe e përshkroi marrëveshjen si të njëanshme.
Add new comment