Kandidatët për gjykatës në Strasburg kalojnë provën e parë

Kandidatët shqiptarë për gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut kanë kaluar provën e parë.
“Tre kandidatët për të zëvendësuar gjykatësin Ledi Bianku në mandatin e ri 9-vjeçar në Gjykatën e Strasburgut kanë kaluar provën e parë të panelit këshillues të ekspertëve, pasi janë gjykuar që plotësojnë kriteret e Këshilllit të Evropës. Tashmë Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi do të intervistohen në Paris më 6 prill nga komiteti përzgjedhës, i përbërë nga 22 deputetë nga vendet anëtarë të KiE-së, i kryesuar nga deputeti socialist letonez Boriss Cilevi”, raporton Top-Channel.
Për gjykatësin e ri shqiptar do të votojë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës më 25 prill, ndërkohë që radhën e parë kandidatët e parë të paraqitur nga qeveria Rama, Sokol Berberi, Ina Rama dhe Gent Ibrahimi u refuzuan sepse procedurat e përzgjedhjes së tyre në Shqipëri nuk ishin në përputhje me standardet e kërkuara nga kjo organizatë ndërkombëtare.
Add new comment