LSI nis "katarsis" nga PS
Debatin mes dy partive kryesore të kualicionit qeverisës e ka vijuar edhe deputetja e qarkut të Lezhës e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Teksa ishin në një takim me gjimnazistë të Lezhës së bashku me zv/ministren e arsmit Nora Malaj, ajo tha se miratimi i ligjit për arsimin e lartë ishte një kompromis politik i gabuar i forcës politike që ajo përfaqson, duke shtuar se gjithçka ndodhi për hir të kualicionit.
Kryemadhi shtoi se ky ligj ka cënuar sistemin arsimor në Shqipëri, duke ju vrarë shpresën shumë të rinjve, të cilët edhe pse kishin nota dhe mesatare shumë të lartë nuk ju dha e drejta për të ndjekur arsimin e lartë. Duke iu referuar pikërisht ligjit për arsimin e lartë zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj tha se po punohet që të mos ndodhë më ajo që ndodhi nje vit më parë me maturantët. Takimi ka vijuar në formen e bashkebisedimit, ndërsa maturantet u informuan mbi etapat që duhet të ndjekin për të aplikuar për shkollen e lartë.
Add new comment