Shekullarizimi, koncept i rremë
Sociologu i njohur Peter L. Berger I ka dhënë një intervistë gazetës “Avvenire” përmes të cilës jep disa mendime mbi zhvillimet aktuale në botë: besimi fetar, shekullarizimi, radikalizmi, të gjitha elementë që konstiuojnë dhe vënë në rrezik çfarë është më e vyer: pluralizmin dhe bashkëjeteën.
Ku konsiston gabimi i shekullarizimit?
Në adoptimin e një pikëvështrimi të kufizuar. Nëse shohim në mënyrë të shkëputur situatën ndërkombëtare, duhet të pranojmë se religjioni sot është më i rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Bëjnë përjashtim vendet e Perëndimit dhe një inteligjencë kozmopolitane shumë e vogël që i përshtatet një vizioni shekullarist, por për pjesën tjetër gjithçka është një ferment: islami, pentekostalizmi evangjelik në Amerikën Latine e gjetkë, vetë shteti i Izraelit.
Pra lamtumirë shekullarizim atëherë?
Jo tamam. Nëse postulimi i të ashtuquajturës “era e shekullarizimit” është provuar false, është megjithatë i pamohueshëm ekzistenca e një “diskutimi për shekullarizimin” që shprehet në pluralizmin dhe në një mënyrë akoma më të artikuluar, në varietetin e regjistrave dhe bindjeve me të cilët secili prej nesh përballet në përvojën e përditshme. Një shembull i mirë është ai i spitalit: edhe në rastin e një enti me frymëzim religjioz, procesi i diagnozës dhe kurës kryhet sipas një protokolli rigorozisht shkencor. I tëri i shekullarizuar, mund të thuhej. Por kjo nuk pengon që në një spital të lutesh, të lexohet Bibla, të kërkohet ngushëllimi i priftit.
Është një efekt i pluralizmit?
I pluralizmave do të duhet të thuhej, sepse fenomeni është i dyfishtë dhe vepron në dy nivele të ndryshëm. I pari është për natyrë individual: secili prej nesh ndodhet në nevojën e menaxhimit të një negociate të vazhdueshme mes besimeve dhe informacioneve, shpesh edhe kundështues. Instanca e dytë i përket dimensionit publik, institucional. Raportet mes shtetit dhe besimeve të ndryshme janë përherë e më komplekse dhe në të njëjtën kohë të paneglizhueshme. Për të përballur procese epokale si ai i migracionit kemi nevojë për një paradigm që të brendashkruajë të dyja aspektet.
Ju si i shihni këto transformime?
Duke konsideruar atë që po ndodh në shumë vende të Europës, përfshirë Italinë, më duket se integrimi është një destinacion I arritshëm. Me kushtin që të njihet përvoja e jashtëzakonshme e lirisë dhe humanizmit që manifestohet në migrimet, kjo është e qartë.
E megjithatë ngasja për ndërtimin e mureve dhe barrierave është përherë e më e fortë.
Po, por lëvizja e migrantëve është megjithatë e pandalshme. Edhe ata që nuk duan të binden duhet të pyesin se kush është alternativa. Kemi frikë se tjetri do të vërë në rrezik bindjet tona? Po në çfarë konsistojnë ato? Relativizmi nihilist nuk mund të jetë një përgjigje ndaj fondamentalizimit. Në lojë është diçka tjetër.
Që do të thotë?
Liria e besimit, pa të cilën nuk ekziston pluralizmi. Dinamika që po përpqiem të përshkruaj mund të vihet në jetë vetëm nëse personat lihen të lirë të ushtrojnë besimin e tyre pa kushtëzime dhe detyrime të çfarëdolloji. Edhe nga ky pikëvështrimi rruga e përshkruar nga Kisha Katolike përfaqëson një precedent me interes të jashtëzakonshëm. Në më pak se një shekull u kalua nga një konceptim që përjashtonte çdo kompromis me botën bashkëkohore në hapjen e bërë në Concilio Vatcano II, deklarimet e të cilit në materien e dinjitetit njerëzor dhe lirinë fetare përfaqësojnë sot një bastion të pluralizmit.
A mund të ndodhë një gjë e ngjashme në Islam?
Nuk guxoj të bëj parashikime, por nuk ka dyshim se mes të gjitha negociatave në rrugë e sipër, ajo me myslimanët është më urgjentja dhe delikatja. Në planin e ideve vihen re tashmë përparime të vlerësueshme: një islam më pak tradicionalist dhe më demokratik është një objektiv i disa intelektualëve që shtyjnë për një dialog ndërfetar edhe më të madh. Në terren, situata për fat të keq, nuk është inkurajuese dhe nuk shoh sesi kërcënimi i DAESH mund të mposhtet përveçse me një ndërhyrje ushtarake. Në përgjithësi, për sa i përket integrimit të myslimanëve në vendet perëndimore, kriteri për t’u adoptuar do të duhet të ishte ai Iiurgjencës.
Rikthehemi në spital kështu?
Kod jeshil për sjelljet që tashmë përputhen shkëlqyeshëm me bashkëjetesën demokratike dhe kod i kuq për praktikat, që absolutisht nuk mund të tolerohen dhe përkundrazi, duhen ndjekur penalisht: deformimi gjenital femëror, fanatizmi i dhunshëm etj.. Mes një ekstremi dhe një tjetri është kodi i verdhë, pra territori i negociatës. Të supozojmë se në një shkollë familjet myslimane kërkojnë respektimin e rregullit të ndarjes mes meshkujve dhe femrave gjatë aktiviteteve sportive. Të dalësh kundër kësaj kërkese, ndoshta duke imponuar përzierjen, nuk do të prodhonte asnjë përfitim. Jemi te kodi i verdhë, mund dhe duhet të diskutojmë. Është një mënyrë mes të tjerave për të mbështetur dhe mbrojtur pluralizmin.
https://www.avvenire.it/agora/pagine/sociologo-berger-pluralismo-secolar...
Add new comment