Padi ndaj Kroacisë në SHBA

Postuar në 13 Mars, 2017 12:50

Një grup njerëzish, pasardhës të serbëve, romëve dhe hebrejve që kanë vuajtur pasojat e regjimit filonazis të ustashëve të Paveliçit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një padi në SHBA. Ata kërkojnë 3.5 miliardë dollarë kompensim për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi kroat i cili ngriti, drejtoi dhe administroi edhe kampe përqendrimi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate, Vecernji List që thotë se akt padia e ngritur majin e vitit të kalur në Çikago, ka mbërritur në Zagreb përmes ambasadës amerikane. Qeveria kroate ka hedhur poshtë pretendimin me argumentin se ajo nuk është pasardhëse dhe as trashëgimtare e ustashëve.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=03&dd=13&nav_id=100746

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.