Ndryshim politikash: Tillerson nuk shpreh mbështetje të SHBA për anëtarësimin në BE të Serbisë
Ka zyrtarë amerikanë që thonë se politika e SHBA-së drejt Ballkanit apo Europës nuk ka ndryshuar, por dyshimet për të kundërtën shtohen nga veprimet e administratës Trump. AFP merr si shkas për të parë ndryshime serioze një mesazh urimi që Sekretari i SHtetit, Rex Tillerson, i ka dërguar autoriteteve serbe me rastin e festës zyrtare të themelimit të shtetit. SIpas agjencisë franceze që referohet nga “B92”, agjencia serbe e lajmesh, në mesazhin e Tillerson mungon shprehja e mbështetjes amerikane për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Sipas medias franceze, vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, mesazhi i Obamës dhe Kerryt cilësonte mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Serbisë në BE në “termat më të qartë”.
Tillerson e vlerësonte Serbinë për përpjekjet në promovimin e reformave ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, premise të stabilitetit rajonal dhe rritjes ekonomike.
Mundet të tingëllojë si hollësi, por ajo nuk i ka shpëtuar mediave që shohin këtu një lëvizje të vëërtetë në politikën e jashtme amerikane drejt Ballkanit dhe Europës. Vetë Trump e ka sulmuar disa herë BE-në, që e ka cilësuar si mburojë të interesave gjermane. Por është njëra gjë të kritikosh dhe tjetra të vësh në lëvizje politika të reja që në çdo rast minojnë edhe atë pak besim që ka në Ballkan drejt BE-së.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=02&dd=14&nav_id=10...
Add new comment