Plas grushti në mitingun e Bashës në Kavajë. (Video)

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ishte në Kavajë në kuadër të turit për të mbledhur sa më shumë protestues për 18 Shkurtin. Teksa fliste për Elvis Rroshin si shëmbëlltyrën e njerëzve me të cilët qeveris Edi Rama, një mbështetës i ish-kryebashkiakut të Kavajës e ftoi Bashën të shohë punët që Rroshi ka bërë në qytet. Kaq mjaftoi që militantët e PD-së t’i turren me grushta e shkelma për ta larguar nga takimi. Në pamje duket edhe policia që bën sehir, pamvarësisht incidentit. Një sekuencë që paralajmëron se zgjedhjet e qershorit nuk do jenë edhe aq të qeta!
PLAS GRUSHTI NE KAVAJE by trelosjermatis
Mbeshtetesi i Elvis Roshit incident ne takimin... by lapsi-al
Add new comment