Perëndimi mbetet jashtë/1 trilionë dollarë për Sirinë e pasluftës. Kina kandidati kryesor

Postuar në 07 Shkurt, 2017 10:22

Sami Moubayed, një historian nga Siria dhe kryetar i Fondacionit të Historisë së Damaskut, shkruante dje një opinion në “National Interest”, përmes të cilit shtron disa çështje që lidhen me periudhën post-luftës në Siri. Sipas tij, Donald Trump, po shfaq vullnetin që t’i lejojë homologut rus, Vladimir Putin, lirinë e mbylljes së konfliktit sirian sipas paarimeve të Asatanas.

Mirëpo çështja e rindërtimit të vendit lidhet direkt me stabilitetin e tij dhe jetëgjatësinë e projektit politik të paqes ruso-turko-iraniane. Liria e ofruar nga Trump, sipas këtij autori kushtëzohet me fuqizimin e kurdëve sirianë dhe nxjerrjen jashtë loje të Hezbollahut dhe iranianëve. Në çdo rast rindërtimi shkon sipas tij 1 trilionë dollarë, ndërkohë që fushata ushtarake ruse ka kushtuar 3 milionë dollarë në ditë që nga viti 2015.

Të pasurit e Lindjes së Mesme përjashtohen nga projekti pasi askush, as edhe Irani që aktualisht është nën sanksione nuk do, ose nuk mundet të ndihmojë një Siri ku Bashar al – Assad qëndron sërish në pushtet.

Por Kina duket se është një kandidat potencial. Bashkë me vendet e tjera të BRICS, struktura që përfshin Brazilin, Indinë, Afrikën e Jugut, Rusinë dhe Kinën. Ky do të ishte ndoshta ndër rastet e rralla kur Perëndimi përjashtohet nga një projekt i këtillë, duke konfirmuar se ndikimi në zona që tradicionalisht gjatë shekullit të kaluar kanë qenë nën ombrellën e tij, bie thuajse tërësisht.

Pse Kina dhe BRICS? Autori shtron këto argumente: janë të gjitha anëtarë të G20, përfaqësojnë 3.6 miliardë njerëz, me një PBB totale prej 16. 6 trilion dollarë, që është rreth 22% e PBB-së së botës. India p.sh vendosi ndërtimin e një impianit energjetik me vlerë 320 milionë dollarë dhe një impianti çeliku në Hama. Kina ndërkohë është aktori më i interesuar. Ajo ka arsye politike, pasi është kundër ndryshimit të regjimeve përmes ndërhyrjes së huaj, edhe pse kriza e Tajvanit shpesh e ka afruar vetë drejt këtij opsioni.

Së dyti, Kina është e shqetësuar nga përfshirja e ujgurëve përkrah rebelëve sirianë. Kina po ashtu ka investime afatgjata në Siri me disa marrëveshje disa miliardëshe për kërkimin dhe shfrytëzimin e fushave naftëmbajtëse. Sipas autorit në fjalë gjasat janë që Sirinë pra ta rindërtojë ky bllok, kuptohet me firmën e Putin që sheh në këtë kuadër një manovër strategjike për të bllokuar përparimin e Perëndimit dhe ndoshta nxjerrjen jashtë loje të tij në disa zona. Interesante mbetet gjithsesi përjashtimi i Turqisë nga interesi për rindërtimin e Sirisë.

http://nationalinterest.org/blog/the-buzz/syria-needs-1-trillion-dollars...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.