“Rilindja” e konsumit
Në deklaratën e fundit zyrtare të FMN-së për Shqipërinë shkruhej: “Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB-së vlerësojmë të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja direkte në energjetikë dhe te një rritje e kërkesës konsumatore."
Kushdo e kupton se investime të tilla të mëdha si TAP-i dhe hidrocentralet e kaskadës së Devollit ndikojnë drejpërdrejt në rritjen e PBB-së. Po përse FMN-ja parashikon një rritje të kërkesës konsumatore në vitet në vazhdim?
Një analizë e shifrave të konsumit final në vitet e fundit na tregon se ka patur një rigjallërim të kërkesës konsumatore në Shqipëri.
Kështu, në tremujorin e parafundit të 2016-ës (për të cilin janë publikuar shifrat mbi konsumin) konsumi final i popullatës ishte në nivelin 299 miliardë lekë. Në të njëjtin tremujor të 2013-ës, ky konsum ishte në nivelin 262 miliardë lekë. Pra konsumi final i popullatës ka patur një rritje prej 14.2% në tre vjet. Po ta zhveshim këtë shifër nga rritja e çmimeve (nga inflacioni), rrezulton se rritja reale ka qenë 7.9% në 3 vjet (shih grafikun shoqërues).
Thënë ndryshe, rritja reale e konsumit final të popullsisë ka qenë mesatarisht 2.6% në vit. Krahasimisht, në tre vitet para 2013-ës, rritja reale e konsumit final të popullsisë ka qenë mesatarisht 1.1% në vit.
Pikërisht ky rigjallërim i konsumit pas 2013-ës mund të ketë qenë faktori kryesor i parashikimit të FMN-së për një rritje të kërkesës konsumatore në vitet në vazhdim.
Comments
Na trashe me keto logari.....
Nga e nxjerr kete 14.2% brother se na le me goje hapur!!! Pa beje edhe nje here pjestimin! Se me mua me del ndryshe.
arithmetike elementare
299/262=114.2%
Korrigjo edhe grafikun
Gjej ndonje Gje tjater per te illustruar rilindjen, psh, siperfaqen e mbjelle me bime medicinale ne 2016
Ha, ha, korrigjo edhe te Tema se te doli boja fare
Kështu, në tremujorin e parafundit të 2016-ës (për të cilin janë publikuar shifrat mbi konsumin) konsumi final i popullatës ishte në nivelin 262 miliardë lekë (shih grafikun shoqërues). Në të njëjtin tremujor të 2013-ës, ky konsum ishte në nivelin 243 miliardë lekë. Pra konsumi final i popullatës ka patur një rritje prej 14.2% në tre vjet. Po ta zhveshim këtë shifër nga rritja e çmimeve (nga inflacioni), rrezulton se rritja reale ka qenë 7.9% në 3 vjet.
262/243= 107.8%
Add new comment